Ambasadori amerikan: Mbetemi të përkushtuar në partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA-së

Hovenier: Mbetemi të përkushtuar në partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA-së.

Jeff Hovenier në njëvjetorin e dorëzimit të letrave kredenciale të tij si ambasador i SHBA’së në Kosovë tha se është krenar që është pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën.

Hovenier përmes një cicërime në Twitter tha se së bashku me ekipin e tij mbeten të përkushtuar për të avancuar prioritetet e përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA-së.

“Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën, por veçanërisht si ambasador i SHBA-së në Kosovë – tani për një vit të plotë. Ekipi im dhe unë mbetemi të përkushtuar për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA’së”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!