Ambasadorët e QUINT-it takohen me komandantin Ulutas, KFOR-i jep detaje se çfarë u diskutua

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, është takuar sot në Film City në Prishtinë me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ambasadorin francez Olivier Guerot, ambasadorin gjerman Jorn Rohde, ambasadorin turk Sabri Tunç Angili, zëvendësambasadorin italian Ugo Ferrero dhe Shefja e Seksionit Politik të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së, Tuuli Parnsalu.

Në takim, thuhet se, janë ndarë pikëpamjet mbi trendët e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Takimi ofroi një mundësi për të ndarë pikëpamjet mbi trendet e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, mbi përkushtimin e palëkundur të Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të zbatuar mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në postim.

Lajmet Ambasadorët e QUINT-it takohen me komandantin Ulutas, KFOR-i jep detaje se çfarë u diskutua >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>