Alonso: Granit Xhaka është luftëtar i vërtetë

Granit Xhaka ishte fitues i madh i ndeshjes së Bayer Leverkusenit me Bayernin. Leverkuseni fitoi 3:0, ndërsa Xhaka shkëlqeu si zakonisht.

Me fitoren e së shtunës, Bayer Leverkuseni ka bërë hap të rëndësishëm drejt titullit në Bundesligë.

“Graniti është luftëtar i vërtetë, ai e tregoi zemrën e madhe që ka”, ka thënë Xabi Alonso, trajneri i Leverkusenit, njofton Blick.

Pas ndeshjes, trajneri i Leverkusenit, Alonso, përqafoi Xhakën dhe e falënderoi atë.

Në minutën e 34-t të ndeshjes Xhaka mbajti kofshën e tij. Kishte dhembje, por nuk u ndal.

“Isha pak i shqetësuar. Xhaka shtrëngoi dhëmbët dhe vazhdoi ndeshjen. Ai me të vërtetë dëshironte të qëndronte në fushë dhe vazhdoi të luftonte. Ai vazhdoi të luante në mënyrë shumë të disiplinuar dhe i fokusuar”, pranon Alonso

Me gjithë telashet, Xhaka i vrapoi 12.25 kilometra ndaj Bayernit. Alonso thotë se Leverkuseni përfiton shumë nga mentaliteti i Xhakës.

“Është lider agresiv dhe vazhdimisht shtyn kufijtë”. Lideri i mbrojtjes së Leverkusenit, Jonathan Tah, po ashtu ka lavdëruar Xhakën.

“Graniti ishte i jashtëzakonshëm. Ai gjithmonë na jep shumë stabilitet, me apo pa top. Komunikon shumë me ekipin. Hap rrugën për ekipin. Kjo është shumë mirë për ne”. Xhaka nuk ka folur pas ndeshjes. U shpreh më së miri në fushën e lojës.

Lajmet Alonso: Granit Xhaka është luftëtar i vërtetë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>