“Alo Albulenë”, Bajrami publikon ligjin për qeverinë pasi Kurti nuk dha dorëheqje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë derisa të zgjidhet qeveria e re, ai bashkë me kabinetin e tij të deritanishëm do të jenë kujdestarë.
Lidhur me këtë ka reaguar Hykmete Bajrami nga LDK-ja. Ajo përmes një postiminë Facebook ka pyetur se çfarë të bëhet me nenin e Ligjit të ri për Qeverinë ku në mënyrë të saktë e thotë se në rast se një anëtar qeverie merr votat për deputet, ai duhet të jep dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit.
“Albin Kurti po thotë s’kemi nevojë të japin dorëheqje, po thirret në Nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Pyetja është çka me bë me Neni 26, par. 1. i po të njëjtit Ligj, ku fjalëpërfjalshëm thuhet:
“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.” Alo Albulenë!”, ka shkruar Bajrami./21Media