“Allah, mbushe mend këtë popull”, meku nga Drenasi publikon fotografitë e lëndimeve nga mjetet pirotenike

Feriz Bytyqi, mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, në Drenas ka publikuar disa rentgenë të rasteve të lëndimit nga mjetet pirotenike mbrëmë gjatë festës së Vitit të Ri.

Ai tha se në Facebook vendosi t’i publikoi vetëm disa raste më serioze dhe që u regjistruan vetëm në Drenas.

“Inçizime rentgenografike vetëm disa më serioze, prej shumë lëndimeve si pasojë e mjeteve piroteknike. Vetëm në Drenas i patem disa lëndime mbrëmë, njëri nga të cilët një fëmijë u detyruam ta dërgojmë në Emergjencën e Prishtinës”, ka shkruar ai.

“Allah, mbushe mend këtë popull”, ka shtuar Bytyqi.

Mbrëmë, 271 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të QKUK-së. 23 prej tyre kanë kërkuar ndihmë për shkak të aksidenteve, 5 për shkak të konflikteve fizike, 3 janë plagosur me armë zjarri, ndërsa 25 janë lënduar nga mjetet piroteknike.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!