Alibeaj: Katër propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

Pak para nisjes së mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj nga radhët e Partisë Demokratike ka parashtruar edhe një herë propozimet e PD-së në lidhje me ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se “PD kërkon, lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës”.

“Do të parashtroj pikat kryesore që PD ka depozituar tashmë pranë komisionit për Reformën Zgjedhore. Janë 4 çështje kryesore. Që në identifikimin e këtyre çështjeve jemi nisur nga interesi më i madh i shqiptarëve. E para është ajo që ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi ynë e parashikon më mënyrë të qartë se sistemi ynë në RSH do të duhet të jetë me lista të hapura.

Do të jenë shqiptarët ata që do të përzgjedhin se kë shqiptarët duan të votojnë. Së dyti propozimi ynë ka të bëjë me atë që duhet proporcional kombëtar që bazohet të barazia e votës. Vota e shqiptarëve do të duhet të jetë e barabartë dhe të ketë të njëjtën peshës. Shqipëria një zonë është sistemi më i thjeshtë që e optimizon dhe garanton këtë barazi të votës.

Çështje e tretë ka të bëjë me votimin dhe numërimin e elektronik. Shqipëria 2025 ka nevojë për votimin dhe numërimin e elektronik. Çështja e katërt, është ajo që ka të bëjë me votën e diasporës. Është detyrim kushtetues. Kemi propozuar që çdo shqiptar që ndodhet jashtë territorit të republikës ka nevojë të votojë”, tha Alibeaj.

Lajmet Alibeaj: Katër propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>