Alibeaj i përgjigjet Ramës: Vetëm një idiot nuk e kupton që po bën pazar për Reformën Zgjedhore

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka cilësuar si pazare negociatat e mazhorancës me Rithemelimin.

Duke ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ka pazare me Rithemelimin, Alibeaj tha se asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me non grata-n.

‘Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar pë Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar! Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë. Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!’- shkruan Alibeaj.

Sakaq, sot në orën 13:30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Por mbledhja është shtyrë për një moment tjetër. Vetë deputeti Gazment Bardhi nuk ka pranuar të japë arsye për gazetarët që e prisnin tek selia e Rithemelimit por duket që negociatat nuk kanë shkuar siç ishin parashikuar

“Duhet të pyesni kuvendin“, tha ai duke folur për gazetarët teksa po hynte në selinë e Rithemelimit

Bardhi nuk iu përgjigj as pyetjes nëse dështuan negociatat?

Lajmet Alibeaj i përgjigjet Ramës: Vetëm një idiot nuk e kupton që po bën pazar për Reformën Zgjedhore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>