Ali Ahmeti thirrje shqiptarëve: Duam mandate të forta, t’i themi Po Europës dhe Jo Rusisë!

Në sallën e stërmbushur “Rinia” në Gostivar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e nisi aty ku, siç tha, e mbaroi Ziadin Sela i ASH-së.

Numri një i BDI kërkoi vota masive për koalicionin “Fronti Europian”.

Në zgjedhjet e 8 majit, tha Ahmeti, shqiptarët do t’i thonë Jo Rusisë dhe Po Europës, përmes mandateve të forta që do të marrë “Fronti Europian”.

Do të vazhdojë aty ku fillimin e pati Sela se shqiptarët në historinë e vet kanë bërë shumë përpjekje që nga periudha e Skënderbeut deri te Rilindja Kombëtare e deri te Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Prandaj këtu është edhe vendi që unë përpara të gjithë udhëheqësve politik të këtij vendi, ti përkujtojë njerëzit gjumëmëdhenj të këtij vendi, edhe pse me një fjalim nuk mund të përfshihen të tërë. Përkujtoj Rafi Halilin e madh, i cili nuk u mposhtë për vite me radhë. Përkujtoj të pamposhturin Mehmet Gega që asnjëherë nuk e uli kurrizin para pushtuesve. Përkujtoj duke vazhduar me historinë më të re – me Arben Xhaferin, Imer Imerin, Abdyrrahman Alitin e Muharrem Nexhipin. Duke përkujtuar të gjithë gjeneratën që në vazhdimësi punoi pa u ndalë si në vend, ashtu edhe në mërgim – Fazli Veliun, Gëzim Ostrenin si drejtues i dy luftëtarëve, duke përfunduar me Nevzat Halilin, si udhëheqësi i një lëvizje të mbarë për shqiptarët e Maqedonisë”, tha Ahmeti, ndërsa i përshëndeti familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, të pranishmit, si dhe liderët e partive politike që u bënë pjesë e Frontit Evropian.

Kështu sjellim kujtime nga e kaluara, sepse më motivon pjesëmarrja e këtyre përfaqësuesve që sot jemi sup më supë bashkë për një proces të madh historik. S’ka si të mos e kujtoj takimin e parë me Arbën Xhaferin, i cili atëkohë ndërmjetësonte. Kur hyra në takim, i thash: ‘konsidero se më ke një vëlla më të vogël’, ai mu përgjigj: ‘mos more burrë, mos mi luaj malet’. Unë kam qenë vëllai i vogël i Arbën Xhaferit, e sot unë jam vëllai juaj i madh. Kështu që, kështu të bashkuar, mos mendoni kurrën e kurrës se mua nuk do të më keni ballë në të gjitha përballjet, në të gjitha furtunat, sepse sot është momenti që të jemi bashkë, sepse rreziku nga Lindja po vjen. Po lëvizin trupa të tërë armatimesh deri në koka bërthamore. Ne na duhet uniteti për të qenë në ballë të të gjithë të tjerëve”, tha Ahmeti.

Me mandate të forta që të themi PO Evropës dhe JO Rusisë, vijoi më tej kreu i BDI-së, sepse rilindësit tanë kombëtarë kanë thënë “Dielli për Shqiptarët lind në Perëndim”, dhe kjo porosi e Naim Frashërit na bën që e kaluara të hidhet pas krahëve.

Sigurisht që kemi patur përballje politike, por asnjëherë nuk i kemi shndërruar ato në hasmëri. Ky bashkim sonte këtë e dëshmon, prandaj ju përfaqësues të të gjithë partive të Frontit, ju do të përballeni dhe do të jeni krenar se ne nuk turpërojmë, sepse misioni jonë është historik. Më 24 prill do të shënojmë fitoren më të madhe me Bujar Osmanin si presidenti, ndërsa më 8 maj fitoren historike me Frontin Evropian. Andaj, neve na duhet një fushatë e qetë, ne nuk dimë të bëjmë debat të pabazuar në shkencë. Ky Front, me bindje të madhe e them, është kapitali më i madh i shqiptarëve, sepse dimë të punojmë dhe realizojmë. Prandaj, do të kërkojmë mbështetjen e çdo shqiptari, turku, romi dhe çdo boshnjaku. Sepse, edhe romët do ta ndjejnë se si qeveriset si rom, boshnjaku si boshnjak e kështu të gjithë”, tha Ahmeti. 

Lajmet Ali Ahmeti thirrje shqiptarëve: Duam mandate të forta, t’i themi Po Europës dhe Jo Rusisë! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>