Ali Ahmeti: Nesër, ditë historike për të gjithë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet nje video-mesazhi ka folur për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptarë duke theksuar se 28 janari i vitit 2024 do të jetë ditë historike jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë.

“E nesër vëllezër dhe motra, nesër është ditë historike. Nesër, e diel, më 28 janar të motit 2024, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar të RMV-së. Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të tjerët sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për ti prirë vendit, krah për krah bashkë për një Maqedoni Europiane”, shtoi Ahmeti.

Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se shqiptarët gjithmonë kanë menduar për liri dhe barazi, dhe se kjo sipas tij don sakrificë dhe përkushtim, por edhe besim se qëllimi do të arrihet.

“Më pyetën a vërtet mendoni se do të bëhet? Thash jo që besoj por edhe do bëhet. Ashtu besoja edhe në marrëveshjen e Ohrit, edhe në zyrtarizimin e gjuhës shqipe edhe të flamurit kombëtar. Besoja që do të bëhemi edhe pjesë e NATO-s dhe që do të hapim negociata për anëtarësimin në BE. Besoj që shpejtë do të anëtarësohemi në BE sepse shtetet e Bashkuara të Europës është ideali im dhe për këtë punoj çdo ditë”, u shpreh Ahmeti.

Ai gjithashtu shtoi se me kryeministrin shqiptar nuk është fundi por fillimi.

“Këtu nuk është fundi, ky është fillimi. Kemi edhe shumë punë për të bërë dhe ëndërra për të realizuar. Kryeministrin e parë shqiptarë e bëmë bashkë, e bëjmë edhe Maqedoninë Europiane bashkë, duke besuar se ëndërrat realizohen po që se besoni dhe punoni”, tha Ahmeti.

Ndryshe Ahmeti ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë besuar dhe janë rreshtuar pas tyre.

Lajmet Ali Ahmeti: Nesër, ditë historike për të gjithë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>