Ali Ahmeti në Prishtinë, takohet me presidenten Osmanin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkë me ish-ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, janë pritur sot në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Përmes një videoje BDI ka ndarë pamjet nga kjo vizitë e kreut të partisë.
“Kryetari Ahmeti pritet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë”, shkruhet poshtë videos së publikuar. /21Media