Albulena Haxhiu reagon pas arrestit shtëpiak për Pantiqin: Akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit

Arrest shtëpiak për Pantiqin, Haxhiu: Akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për arrest shtëpiak ndaj ish-policit Dejan Pantiq.

Haxhiu tha se kjo është akti më i rënë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet e drejtësisë.

“Kërkesa dhe vendimi për zëvendësimin e masës ndaj Dejan Pantiq, është akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet që do të duhej të ishin shembulli të i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo tha se nuk mund ta kuptojë se si është e mundur që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkojë në arrest shtëpiak madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak.

“Nuk është se kemi pasur ndonjë ëndërr që sistemi i drejtësisë do të çlirohet pa reformën në drejtësi, por ama të ndodhë edhe kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe diçka që do të ngelet në historinë moderne të Kosovës”, ka shtuar ajo.

Sipas Haxhiut, në vend se institucionet e drejtësisë të mbronin rendin kushtetues, njësoj sikur po angazhohet policia edhe fizikisht në veriun e vendit, “këta prej zyrave të tyre marrin vendime aq të dëmshme e të cilat, përveç tjerash, janë inkurajim për bandat kriminale e terroriste në veriun e vendit tonë”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!