Albina Kelmendi: Shqipëria ia ka pa hajrin artistëve të Kosovës

Këngëtarja Albina Kelmendi ka folur për përvojën e saj në “Festivalin e Këngës”, ku ka fituar çmimin e publikut në vitin 2022 dhe më këtë rast edhe të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion 2023”.

Kelmendi në emisionin “Ftohtë e nxehtë” në Rahoveci INFO ka komentuar zërat që kanë thënë se e njëjta ka blerë çmimin, sipas saj për një gjë të tillë janë “akuzuar” edhe këngëtarët e tjerë fitues.

“Gjithmonë është ajo pjesa e publikut që e mbështet një artist tjetër, në fund të fundit e dijmë që vetëm çmimin nuk e kemi blerë, publiku e ka dëshmu qysh e thash më herët, qysh në performancën e parë e kemi parë disa prej publikut që janë zgju në këmbë”, ka thënë ndër tjerash jo, përcjell portali Rahoveci INFO.tv

Më tej Kelmendi ka deklaruar se do të kishte marrë pjesë prapë në “Fesitvalin e Këngës”, por me një kusht.

“Nëse rrethanat ndryshojnë dhe e marrin prapë njerëzit e duhur, me kënaqësinë më të madhe”, është shprehur ajo.

Albina Kelmendi ka deklaruar se shpreson që Kosova të fitojë të drejtën për të garuar në “Eurovizion”, duke thënë se ka këngëtarë shumë të mirë.

“ Prapë se prapë me Shqipërinë jemi një, jemi të gjithë shqiptarë , por Shqipëria e them kështu lirshëm që ia ka parë hajrin artistëve të Kosovës, kështu që besoj se i ka ardhë momenti edhe Kosovës me i ngritë artistët e vet sidomos ata që janë nënçmuar në festivalet e tjera”, ka thënë Albina./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>