Albina Kelmendi me familjen e saj elektrizuan skenën e Festivalit të RTSh-së

Këngëtarja Albina Kelmendi ka bërë paraqitjen një paraqitje unike në skenën e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar.

Në Festivalin e Këngës, ku zgjedhet përfaqësuesi i Shqipërisë për Eurovision, Albina erdhi me këngën “Duje” bashkë me familjen e saj.

Ky projekt muzikor u punua nga Enis Mullaj, me tekst të Erjona Rushitit.

Festivali i 61-të të Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë. Por ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria./21Media

Lajmet Albina Kelmendi me familjen e saj elektrizuan skenën e Festivalit të RTSh-së first appeared on RTV21.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!