Albert Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) e kanë rizgjedhur Albert Zogajn për kryesues të këtij institucioni, me 10 vota për dhe 1 abstenim.
Si abstenim u konsiderua vota e anëtares Andrija Miletiq, që nuk mundi të votonte për shkak se mbledhjen e ndoqi online, derisa procesi ishte i mbyllur.
Mandati i Zogajt është trevjeçar.
Në mbledhjen e KGJK-së e cila është mbajtur të enjten, Zogaj iu është drejtuar anëtarëve të KGJK-së me një fjalim, në të cilin ka folur për të arriturat si dhe vizionin e tij për të ardhmen e këtij institucioni.
Ai ka thënë se faza e dytë e reformës në drejtësi ka përfunduar, ndërsa theksoi se KGJK-ja, ka qenë nxitëse për bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Prokurorial.
“Duhet të punojmë në efikasitetin e sistemit gjyqësor në cilësinë e vendimarrjes së shërbimeve dhe ndërtimin e besimit të publikut. Reforma në drejtësi ka qenë objekti kryesorë, kemi implementuar 12 masa nga 13 në agjendën evropiane. KGJK-ja ka qenë nxitëse me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Prokurorial për bashkëpunim, shpresojmë të hapet rruga për reformë duke përmbushur një pjesë në kuptimin nacional. Kemi dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe jemi në fazën e hartimit të drafkodit të procedurës penale”, tha Zogaj.
Ajo se çka mbetet sfiduese te Gjykatat, sipas Zogajt është siguria nëpër Gjykata e që thekson se nuk është në nivelin e duhur.
“Sfiduese mbetet siguria në Gjykata dhe duhet angazhim. Investimet nuk janë në nivelin e duhur”, ka thënë ai.“Të rritet transparenca duhet të pasqyrojmë më shumë punë japim idenë që brenda pak kohe të themelohet dhe publikohet çdo javë gjyqësori në javë apo dy javë. Të punojmë me akademinë e gjyqësorit, të promovohet vlera e raportimit në KGJK. Do të duhet me punu në qasjen në drejtësi, do të promovojmë fushata informuese, ta paguajmë posten 600 e 1 milionë euro në vit, kjo kosto pritet të ulët”, ka thënë Zogaj.
Tutje, Zogaj kërkoi bashkëpunim më të gjitha institucionet.
“Sistemi gjyqësor ka në dimension avancimin e sundimit të ligjit, një prej çështjeve me të cilën do të merrem është bashkëpunimi. me institucione ndërkombëtare dhe vendore jo me bojkot. Gjyqësorin e mbështesin duke e vlerësuar jemi të vetëm në nivel rajonal që e kemi bërë punën vetëm”, u shpreh ai.
Lajmet Albert Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës >> Rahoveci INFO.