Alarmuese / Shumë armë ilegale në duart e qytetarëve

Jemi në fund të muajit të parë të vitit 2024, por sikurse vitin që kemi lënë pas, po vazhdojnë rastet e konfiskimit të armëve.

Shumë të tilla raportohen çdo ditë në secilin raport 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Vetëm në rajonin e Prishtinës në këtë 24 orësh ishin 3 raste të armbajtjeve paleje të cilat janë konfiskuar nga policia.

“Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë dhe dy karikatorë, të cilin i dyshuari vet e ka deklaruar dhe dëshiron që vullnetarisht ta dorëzojë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Fotografia ilustruese

Punë për konfiskimin e tyre, policët kanë pasur goxha shumë gjatë dy viteve të fundit.

“Policia gjatë zhvillimit të aktiviteteve operative dhe hetimore, kurdo që posedon informacion ose gjatë hetimeve has në armë ilegale, të njëjtat i konfiskon dhe inicion rast penal. Gjatë vitit 2022, policia ka konfiskuar 1473 armë dhe 29903 copë municion. Kurse, gjatë vitit 2023, policia ka konfiskuar 1392 armë dhe 37215 copë municion”, vijon aty, raporton Dukagjini.

Rreziku nga këto armë vlerësohet shumë i lartë. Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, shumica prej tyre janë armë ilegale që kanë mbetur nga lufta e fundit.

“Mbi 250 mijë armë janë në duart e qytetarëve e të cilat janë ilegale që kanë mbetur nga lufta e fundit. Me këto aksione Policia e Kosovës po synon të minimizoj shkallen e rrezikshmërisë”, ka deklaruar Drizan Shala.

Legalizimi i armëve ka rezultuar të jetë proces sfidues, pasi numri i qytetarëve të kanë marrë leje për posedimin e tyre, vlerësohet i ulët.

Lajmet Alarmuese / Shumë armë ilegale në duart e qytetarëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>