Alarmi/ “Irani do sulmojë Izraelin brenda 24 orësh”

Sipas një zyrtari amerikan që foli për Wall Street Journal dhe citoi raporte të shërbimeve të fshehta, Izraeli po përgatitet për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani, i cili ‘me gjasë do të ndodhë në tokën izraelite’ brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Sipas burimit, sulmi do të ndodhë në jug ose në veri të vendit. Raporti i WSJ thekson gjithashtu se qeveria amerikane ka ndaluar punonjësit e saj në Izrael dhe familjet e tyre të udhëtojnë në zonat jashtë qendrës së Izraelit, Jeruzalemit dhe Beersheba, duke shmangur veriun dhe jugun e vendit, deri në një njoftim të ri.

Ambasada amerikane në Izrael ka kufizuar lëvizjet e diplomatëve amerikanë dhe të familjeve të tyre në Izrael për arsye sigurie, pa specifikuar shkakun e alarmit të ri, ndërsa në vend rriten shqetësimet për një sulm nga Irani.

Lajmet Alarmi/ “Irani do sulmojë Izraelin brenda 24 orësh” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>