Al-Nassr beson që mund ta bëjë bashkë sërish dyshen Ronaldo – Ramos

Teksa Al-Nassr po përgatitet për ardhjen e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo, ata po ëndërrojnë edhe për një tjetër përforcim të madh në këtë klub.

Ronaldo është në prag të prezantimit me klubin e tij të ri dhe përgatitjet për këtë moment të madh po vazhdojnë.

Por drejtuesit e Al-Nassr po bëjnë gjithçka për të siguruar ardhjen e një tjetër përforcimi të madh, që është lojtari i PSG-së, Sergio Ramos.

Klubi saudit po përpiqet të bindë spanjollin që t’i bashkohet Ronaldos në fund të sezonit dhe të bëhet pjesë e një projekti të madh.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë sepse Ramos ka luftuar për një vend titullari në skuadër dhe përveç kësaj, ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në elitë.

Kontrata e tij me klubin francez skadon më 30 qershor, por ai kërkon fitimin e Ligës së Kampionëve dhe rikthimit në kombëtaren spanjolle, nga e cila ende nuk ka hequr dorë.

Edhe pse kishte shumë probleme me lëndimet, duket se Ramos më në fund i është përshtatur skuadrës nga Parisi./Rahoveci INFO/

Lajmet Al-Nassr beson që mund ta bëjë bashkë sërish dyshen Ronaldo – Ramos >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!