Akuzohet për falsifikim dokumentesh, burg për ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës

Ish-drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Florian Taçi  i cili u arrestua pak ditë më parë për mashtrim dhe falsifikim dokumentash është lënë në burg.

Masa e arrestit është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastë

Ka qenë një operacion i përbashkët i mirëkoordinuar mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.

Policia ka ushtruar kontrolle në zyrën e Taçit në Gjirokastër ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës çka është shkelje e paprecedent. Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databazë online.

Lajmet Akuzohet për falsifikim dokumentesh, burg për ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>