Akulli i zi i rrezikshëm po shkakton probleme të mëdha në të gjithë Gjermaninë

Teksa po vijnë ditët më të ftohta të dimrit, së bashku me to në orët e hershme të mëngjesit dhe të natës, po shfaqet i ashtuquajturi akull i zi nëpër rrugët e Gjermanisë.

Akulli i zi ndodh kur uji godet një sipërfaqe të ngrirë të rrugës. Është e vështirë të shihet me sy të lirë dhe mund të shkaktojë probleme të mëdha për shoferët.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) ka paralajmëruar rreziqet nga ky fenomen.

“Për shkak të akullit janë të mundshme ndërprerje në qarkullim dhe rrugët mund të jenë edhe të pakalueshme në disa vende”, thuhet në njoftim.

Një shofer 25-vjeçar humbi jetën në një aksident në autostradën 27 midis Bremenit dhe Hanoverit. Një zëdhënës i policisë tha se makina doli nga rruga për shkak të rrugëve të rrëshqitshme.

Aksidenti ka shkaktuar një kolaps trafiku.

Një shofer traktori po ashtu vdiq në një aksident në një rrugë të mbuluar me borë dhe me akull në Holzhausen.

Drejtuesit këshillohen të mos bëjnë lëvizje të papritura nëse makina fillon të rrëshqasë. Zgjidhja më e mirë në atë rast është zvogëlimi i shpejtësisë.

Lajmet Akulli i zi i rrezikshëm po shkakton probleme të mëdha në të gjithë Gjermaninë >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!