Aksidentohet rëndë biznesmeni Kristian Boçi/Humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, po udhëtonte me dy fëmijët e mitur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte.
Automjeti tip Mercedez me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Drejtuesi i automjetit është Kristian Boçi, i cili në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur. Pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton se të tre personat janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 06:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi K. B., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi K. B., dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmet Aksidentohet rëndë biznesmeni Kristian Boçi/Humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, po udhëtonte me dy fëmijët e mitur >> Rahoveci INFO.