Aksidentohet autobusi kosovar në Kroaci

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku, pasditen e sotme, në Kroaci.

Nga kompania “Deva Tours” kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë pësuar lëndime trupore dhe po vazhdojnë me një autobus tjetër.

“Pasagjerët të gjithë pa lëndime, po vazhdojnë me një autobus tjetër drejt destinacionit” – kanë thënë shkurt nga kompania për Gazetën Sinjali.

Akoma nuk dihet se cili është shkaktari i aksidentit.

“Deva Tours” del me njoftim për aksidentin që ndodhi në Kroaci

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku sot rreth orës 18:00 në Dubrovnik të Kroacisë. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, teksa kompania ka dalë më një njoftim për qytetarët.

Sipas kompanisë, pasagjerët dhe stafi i autobusit kanë shpëtuar pa lëndime.

Pas aksidentit, ata kanë vazhduar udhëtimin e tyre me një tjetër autobus, tha kompania.

Njoftimi i plotë:

MPJD jep detaje për aksidentin në Kroaci ku u përfshi autobusi nga Kosova

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se në autobusin kosovar që u aksidentua në afërsi të Dubrovnikut kanë qenë rreth 30 udhëtarë. Sipas informatave të para, asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar dhe s’ka kërkuar ndihmë mjekësore.

MPJD thekson se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut, sonte rreth orës 18:00.

Njoftimi i plotë i MPJD-së:

Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.

Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate.

Lajmet Aksidentohet autobusi kosovar në Kroaci >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>