Aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit, dy nga viktimat janë vëllezër

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë, sipas Ballkanweb.

Mësohet se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Dehari, vëllezër, nga Maqellara.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!