Aksidenti në Prishtinë, arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi të hënën në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Në këtë aksident ishin përfshirë një veturë dhe dy motoçikleta, ku lëndime pësuan dy drejtuesit e motoçikletave.

“Raportohet se ka ndodhur një  aksident trafiku në mes të një veture dhe dy motoçikletave. Si pasojë, dy drejtuesit e motoçikletave meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bërë të ditur se drejtuesi i veturës mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajmet Aksidenti në Prishtinë, arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>