Aksident tragjik në Shtaric të Klinës, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Shtaric të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur me 12 mars, pas orës 00:20, ku një person ka vdekur dhe tre tjerë janë lënduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset në automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjerë sa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim të policisë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia bën të ditur se rasti vazhdon të hetohet.

Lajmet Aksident tragjik në Shtaric të Klinës, një i vdekur dhe tre të lënduar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>