Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, një veturë me pasagjerë ra në lumin Vardar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj, ku si pasojë, një veturë ka rënë në lumin Vardar. Sipas burimeve jozyrtare, në veturë ishin 5 pasagjerë, mes tyre edhe një fëmijë i moshës 5-vjeçare.

Tutje thuhet se fëmija është dërguar në spital, ndërsa 4 të tjerët, ende nuk janë gjetur.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se denoncimi për aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq thonë se ende nuk ka informacione zyrtare se sa persona ishin në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar.

Nga MPB thonë se në aksionin në Rashçe janë angazhuar edhe pjesëtarët e njësitit “Tigrat”. Sipas informacioneve joyzrtare, në veturë ishin 5 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 5 vjeç, i cili raportohet se është shpëtuar.


Aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj, MPB: Është angazhuar edhe njësiti “Tigrat”

“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale për fshatin Rashçe një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i “Tigrave” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik”, thonë nga MPB. /TV21


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker