Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, tre të lënduar


Tre persona të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Në këtë aksident të përfshira ishin dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti për Rahoveci.info.
Si shkak i këtij aksidenti kolona të gjata janë vërejtur në këtë rrugë, për të cilën vazhdimisht ka pasur ankesa e që ende nuk është rregulluar.