Aksident në rrugën Kllokot – Viti, vdiq pasagjeri
Ka vdekur pasagjeri i një automjeti i cili u aksidentua në aksin rrugor Kllokot – Viti, rreth një orë e 15 minuta pas mesnate.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Ismet Hashani, për portalin rtv21.tv se dyshohet se automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar.
“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024 rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrgor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore humbe kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe rrotulliset. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërronë jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Po ashtu dejtuesi i mjetit pëson lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani për rtv21.tv.
Tutje Policia ka thënë se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa vozitësi do të dërgohet në mbajtje./21Media