Aksident në rrugën Gjakovë – Prizren, lëndohen 3 persona

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë- Prizren, tek vendi i quajtur fshati slloven.

Aty janë përfshirë dy automjete dhe lëndime kanë marrë tre persona, të cilët më pas janë dërguar  në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur “fshati Slloven”, rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.”

Lajmet Aksident në rrugën Gjakovë – Prizren, lëndohen 3 persona >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>