Aksident në një fshat të Klinës, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Vogël në Klinë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës, ndërsa një prej tyre është dërguar në QKUK.

Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, tha ai.

Rugova tha se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor.

Lajmet Aksident në një fshat të Klinës, lëndohen pesë persona >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>