Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, 6 persona të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një kamion.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë  Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.  Për pasojë gjashtë  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.

Lajmet Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, 6 persona të lënduar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>