Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës, por lëndimet e tyre nuk janë serioze.

“Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, fshatin Gllaviqicë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lëndimet nuk janë serioze”, ka thënë Gashi.

Lajmet Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, tre të lënduar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>