Aksident në fshatin Sllagrazhd të Suharekës, lëndohen 6 persona
Gjashtë persona janë lënduar nga një aksident mes dy veturave që ndodhi sot rreth orës 12:05 në fshatin Sllagrazhd të Suharekës.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale, gjashtë persona kanë marr lëndime trupore”, tha ai.
Lajmet Aksident në fshatin Sllagrazhd të Suharekës, lëndohen 6 persona >> Rahoveci INFO.