Aksident në Çagllavicë, lëndohen pesë persona

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, tha se ka ndodhur një aksident trafiku, ndërmjet tri veturave, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete”, ka thënë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka theksuar ajo.

Ndërkohë ajo ka përfunduar duke thënë se me ketë rast po merret njësiti i trafikut nga Policia e Kosovës.

Lajmet Aksident në Çagllavicë, lëndohen pesë persona >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>