Aksident me fatalitet në rrugën Durrës-Tiranë

Një 63-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet mëngjesin e së martës në autostradën Durrës-Tiranë.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:05, ndërsa viktima është shtetasja me iniciale F. M.
“Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën ‘Durrës-Tiranë’, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.