Aksident i rëndë, vdes një 40-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në orët e para të mëngjesit, në rrugën Prizren-Suharekë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë.
“Me datën 15.08.2024, rreth orës 06:16, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë (Rrafshi i Sopis). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përgjegjëse policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull rreth 40-vjeçar). Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë. Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit”, ka deklaruar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Lajmet Aksident i rëndë, vdes një 40-vjeçar >> Rahoveci INFO.