Aksident i rëndë te Liqeni, makina përmbyset në rrugë, vdes drejtuesi

Tiranë – Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi këtë pasdite pranë Liqenit të Tiranës, në Unazën e Madhe.

Arjan Shahaj humbi jetën pasi makina që ai drejtonte u përplas me një automjet tjetër dhe u përmbys në rrugë.

Viktima ishte student te Akademia e Sigurisë në Sauk.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmet Aksident i rëndë te Liqeni, makina përmbyset në rrugë, vdes drejtuesi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>