Aksident i rëndë në Prizren, automjeti del jashtë rrugës, humb jetën burri – gruaja shpëton

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në rrugën Prizren – Reçan, shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke rënë nga 10 metra lartësi, për pasojë ai ka vdekur, ndërsa gruaja e tij ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Sipas policisë, viktima është rreth 70-vjeç nga komuna e Prizrenit, ndërsa gruaja 67-vjeçare.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje për këtë aksident.

“Sot rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhë në rrugën Prizren-Reçan. Ngasësi ka humbur kontrollin në automjet, ka goditur anësoren dhe ka rënë në bregun e lumit nga lartësia diku 10 metra. Viktima është i moshës 70-vjeçare nga komuna e Prizrenit. Në veturë ka qenë edhe bashkëshortja e tij 67-vjeçe e cila e ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Lajmet Aksident i rëndë në Prizren, automjeti del jashtë rrugës, humb jetën burri – gruaja shpëton >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>