Aksident i rëndë në Novobërdë, 14 të lënduar në përplasjen mes autobusit dhe kamionit

Në një aksident trafiku në Prekoc të Novobërdës kanë pësuar lëndime trupore 14 persona, kur një autobus dhe një automjet transportues janë ndeshur në mes veti.

Policia njofton se aksidenti i djeshëm dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit, për arsye të panjohura, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin, që po lëvizte në anën e kundërt.

Bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Lajmet Aksident i rëndë në Novobërdë, 14 të lënduar në përplasjen mes autobusit dhe kamionit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>