Aksident i rëndë në Greqi, të paktën 32 të vdekur nga përplasja e trenave

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje trenash në Greqinë veriore të martën në mbrëmje. Dhjetëra persona janë lënduar.

Siç shkruan BBC, në njërin tren ishin rreth 350 persona. Ky tren u përplas me një tren mallrash.

Një nga vagonët thuhet se është shtypur plotësisht si dhe ka marrë flakë.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës në vendin e përplasjes afër qytetit të Larisas.

Është aksidenti hekurudhor më vdekjeprurës në Greqi viteve të fundit.

Lajmet Aksident i rëndë në Greqi, të paktën 32 të vdekur nga përplasja e trenave >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!