Aksident i rëndë në autostradën e Prizrenit, lëndohen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite e së dielës në autostradën e Prizrenit, konkretisht para kyçjes në autostradë, raporton Rahoveci INFO.

Nga pamjet e siguruara nga Rahoveci INFO, shihet së janë të përfshira tri vetura, ku si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime.

Siç shihet në foto, veturat kanë pësuar dëme materiale të konsiderueshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Rahoveci INFO edhe zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore është duke u marrë me aksidentin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Lajmet Aksident i rëndë në autostradën e Prizrenit, lëndohen 3 persona >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>