Akademia ‘mashtruese’ e gjuhës angleze

Ka disa ditë që në rrjetin social Facebook është duke u shfaqur një njoftim i sponsorizuar për kurs në gjuhën angleze.

Ndryshe nga shumë kurse që publikohen, organizatorët kanë vendosur me shkronja të mëdha që kursi në gjuhën angleze A1 dhe B1, është ‘FALAS’.

Të njëjtat informacione, por me më shumë detaje, janë dhënë në faqen e internetit të institucionit të quajtur ‘Akademia Profesionale Elita’ me qendër në Tiranë, por që thuhet se ka edhe një degë në Prishtinë.

Aty thuhet se këtë kurs do ta zhvillojnë profesor me renome ndërkombëtare si: Dr.Artemida Lenz dhe Dr.Wolfgang Lenz.

Por, ky kurs ka një fshehtësi të hidhur, e cila merret vesh sapo një të interesuari t’i dërgohet kontrata për pjesëmarrje në kurs.

Një kontratë të tillë e ka siguruar Rahoveci INFO.

Ndryshe nga të dhënat e prezantuara më lart, kontrata përmban edhe pagesë për të marrë pjesë në këtë kurs, element që nuk figuron në asnjë prej informacioneve të ofruara.

“Me anë të kësaj kontrate, institucioni regjistron pjesëmarrësin në kursin e gjuhës angleze. Secili kurs përbëhet nga dy nivele. Çmimin normal për secilin nivel është 250 euro. Duke qenë se ky program realizohet në kuadër të programit “Welcome Europe” nga Akademia Profesionale Elita në bashkëpunim me shkollën Austriake të gjuhëve “Sprachschule Dr.Lenz”, studenti do e përfitojë falas. E vetmja pagesë që realizon studenti është pagesa e regjistrimi prej 29.9 euro për secilin nivel. Kjo pagesë duhet të realizohet përpara fillimit të kursit dhe nuk kthehet si pagesë për asnjë lloj arsye. Pjesëmarrësi pranon rregulloren e institucionit dhe zotohet se do të jetë i rregullt në ndjekjen e procesit mësimor sipas rregullave të caktuara nga institucioni”, thuhet në kontratë.

Në redaksinë e Rahoveci INFO kanë ardhur ankesa në lidhje me këtë kurs.

Lajmet Akademia ‘mashtruese’ e gjuhës angleze >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>