Akademia diplomatike, Kosova e Hondurasi nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës Liza Gashi dhe homologia e saj nga Hondurasi Gerardo Torres Zelaya kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi të akademive diplomatike të dy shteteve.
Memorandumi shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve reciproke, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e praktikave të mira në fushën e trajnimit diplomatik, njofton MPJD e Kosovës.
Gjithashtu, u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e diasporës, tregtisë dhe investimeve, me fokus të veçantë në fushat e interesit reciprok. Zëvendësministrja Gashi theksoi përkushtimin e Kosovës për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.