Ahmeti thotë se nuk jemi të lidhur për pushtetin, për ne me rëndësi është legjitimiteti
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, edhe njëherë porositi që ata janë fitues të zgjedhjeve dhe kanë legjitimitet. Ai thotë se për ta nuk është me rëndësi pushteti, por me rëndësi janë proceset e zgjidhjes së problemeve dhe ndryshimi i Kushtetutës.
“Ne pa dashur që të bëjë arsyetime, nuk jemi të lidhur për pushtetin, për ne me rëndësi është legjitimiteti sepse në një moment kur VMRO-DPMNE kërkoi që të bëhet pjesë e procesit për zgjedhje të problemeve dhe ndryshim të Kushtetutës kushtëzoi shumicën e atëhershme parlamentare që BDI të braktis ekzekutivin. Akoma pa u mbyllur konferenca për media z.Hristijan MIckoskit përgjigja ishte flakë për flakë, aty për aty, në momentin që ju votoni ndryshimin e Kushtetutës ne paraqesim dorëheqje kolektive. Me rëndësi për ne është ndryshimi i Kushtetutës”, ka thënë Ahmeti.
Lajmet Ahmeti thotë se nuk jemi të lidhur për pushtetin, për ne me rëndësi është legjitimiteti >> Rahoveci INFO.