Ahmeti do të thirret në bisedë?! Prokuroria e hodhi topin te Policia

Prokuroria ose MPB? A do ta thirr dikush Ali Ahmetin në bisedë për tu mësuar lokacioni i Artan Grubit. Kjo vijon pasi që Ahmeti tha se ish zv.kryeministri i parë Artan Grubi është në territorin shqiptarë. Pyetjes se si tani do të reagojë Prokuroria, nga atje u përgjigjën se për Grubin ka urdhër për flet arrest dhe shpjeguan se çfarë mund të ndërmerret në rast të tillë.

Kryeministri Hristijan Mickoski duke e komentuar deklaratën e Ahmetit, tha se pret që prokurorët ta thirrin kryetarin e BDI-së për t’u përgjigjur se ku gjendet i arratisuri. Por nga LSDM kërkuan këtë ta bëjnë Prokuroria dhe MPB.

Ndërkohë, Ahmeti është me qëndrim se Grubi nuk është arratisur, se do të kthehej, por jo para organeve të këtilla të drejtësisë.

Artan Grubi bashkë me ish drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami tashmë dy javë janë të pakapshëm për institucionet vendase. Grubi u largua nga shteti më 15 dhjetor në pikën kufitare Bllacë me automjet me targa diplomatike. Për këtë shkak u suspendua polici i cili e ka lëshuar edhe pse kundër Grubit ka pasur masë aktive. /TV21


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker