Agim Ademi me delegacion të FFK-së bëjnë homazhe te varri i Fadil Vokrrit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë homazhe sot në nderim të legjendës Fadil Vokrri, me rastin e 7-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Në këtë ceremoni përkujtimore, Ademi ishte i shoqëruar nga miku i madh i futbollit kosovar, Jerome Champagne, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë nga FFK.
Delegacioni i Federatës vendosi kurora lulesh pranë varrit të Vokrrit dhe shprehu mirënjohje për kontributin historik të tij në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.
“Presidenti Agim Ademi, së bashku me mikun e madh të futbollit kosovar, Jérôme Champagne si dhe bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe te varri i legjendës Fadil Vokrri, në 7-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta”.
“Ata shprehen mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit në afirmimin dhe zhvillimin e futbollit kosovar. I përjetshëm kujtimi për Legjendën”, thuhet në njoftimin e FFK-së.