Adi Krasta jep dorëheqje nga RTK-ja

Ka dështuar konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës.

Kështu ka njoftuar Bordi i RTK-së nëpërmjet një komunikate për media.

“Bordi i RTK-së, në mbledhjen e sotme të tij, ka shqyrtuar pikën e rendit të ditës mbi votimin për hapjen e zarfave për konkursin e drejtor të përgjithshëm. Gjatë diskutimeve, zyrtari ligjor ka sqaruar të gjithë bazën ligjore për të trajtuar këtë proces më tej, duke theksuar se tejkalimi i afatit paraqet bazë për anulimin e konkursit, kjo për të mos cenuar ndonjë të drejtë të aplikuesve ose procesin e rregullt të konkursit. Me këtë rast, anëtarët e Bordit, me shumicë votash, kanë votuar kundër hapjes së zarfave pas kalimit të afatit të përcaktuar, duke anuluar kështu procesin e konkursit për drejtor të përgjithshëm.”, është thënë në komunikatën e Bordit të RTK-së.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker