Ademi takohet me Foda-n: Bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, njoftoi se sot në Vjenë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përzgjedhësin e Kosovës Franco Foda
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda”, ka shkruar Ademi në ‘Facebook’.
Takimi vjen pasi ditë më parë është raportuar se Foda mund të largohet nga përfaqësuesja e Kosovës pasi që për të kanë shprehur interesim disa klube arabe./21Media