Ademi mirëpriti delegacionin e Komitetit HatTrick të UEFA-s

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të ud. Sekretarit të Përgjithshëm, Markus Weidner, ka pritur në selinë e FFK-së delegacionin e Komitetit  HatTrick në krye me dy zëvendëspresidentët e UEFA-s, Karl Erik Nilsson dhe Armand Duka, të shoqëruar nga zëvendësit e tyre George Koumas dhe Michail Kassabov si dhe anëtarët e tjerë të këtij komiteti nga federata të ndryshme anëtare të UEFA-s, si Marie Coipel, Wojciech Cygan, Niccolò Donna, Kaarlo Kankkunen, Armen Melikbekyan, Muamed Sejdini, Zoltán Roskó, Samuel Scheidegger, Ane Guro Skaare-Rekdal si dhe të deleguarin e FIFA-s Marco Ferri.

Komiteti HatTrick si një nga organet më të rëndësishme vendimmarrëse të UEFA-s këtë vit ka përzgjedhur Federatën e  Futbollit të Kosovës për të organizuar një nga mbledhjet e rëdësishme të tij, përmes së cilës  ofrohet mbështetje në realizimin e projekteve të shteteve anëtare, të cilat rrjedhimisht ndihmojnë në përmirësimin e standardeve të futbollit.

Gjatë qëndrimit në FFK, anëtarët e Komitetit HatTrick panë zyrat dhe objektin e FFK-së në tërësi, si një nga projektet e mbështetura nga ky program. Ata u takuan edhe me administratën e FFK-së, numri i të cilëve është rritur afër 50 sosh, po ashtu falë programit Hat Trick.

Presidenti i FFK-së Agim Ademi i uroi mirëseardhje delegacionit të Komitetit HatTrick, derisa të njëjtit i njoftoi me punët që FFK po bënë në zhvillimin e futbollit.

Në anën tjetër, kryetari i Komitetit HatTrick, Karl Erik Nilsson vlerësoi FFK-në për punën dhe angazhimin në ngritjen e Futbollit në Kosovë, derisa theksoi se qëllimi i programit është të inkurajoj federatat anëtare që të përmirësohen në të gjitha sferat.

Presidenti Ademi i shoqëroi anëtarët e Komitetit HatTrick në Kampin Nacional në Hajvali për të parë zhvillimin e këtij projekti i cili është financuar nga UEFA, fillimisht me miratimin e Komitetit Hat Trick. Falë kësaj mbështetje, sot, FFK përveç se ka arritur të ndërtoj një kamp i cili i plotëson të gjitha kushtet për grumbullimin e të gjitha grupmoshave të Kombëtares së Kosovës, me dy fusha me bari sintetik, pas përfundimit të projektit FFK do ta ketë edhe stadiumin e saj të kategorisë së katërt i cili është në përfundim e sipër, me gjithsej 14 mijë ulëse dhe do të jetë adresa kryesore për zhvillimin e të gjitha ndeshjeve zyrtare të Kombëtarës së Kosovës. Zyrat e këtij kampi, që nga ndërtimi i tyre po ashtu kanë shërbyer për të zhvilluar edhe pjektet tjera të përbashkëta me UEFA-n dhe ofrimin e mundësive për edukim dhe zhvillim.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker