Abdixhiku uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.
Ai ka thënë se kjo festë simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëze ndaj njëri- tjetrit.
Abdixhiku ka shtuar se në festa si kjo përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën ndaj krijuesit.
“Të dashur qytetarë të besimit islam,
Me fat festa e Kurban Bajramit.
Kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët. Sepse, të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është virtyt madhështor njerëzor.
Në festa sikurse kjo e sotmja ne përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Krijuesit – prandaj mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë; për vendin, për shoqërinë dhe për njëri-tjetrin.
Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ua uroj festën e Bajramit të vogël.
Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!”
Lajmet Abdixhiku uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë >> Rahoveci INFO.