Abdixhiku ua uron Fitër Bajramin besimtarëve myslimanë

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka uruar që vlerat e mësuara gjatë Ramazanit e Bajramit, të bëhen “vlera të përditshmërisë sonë”.

“Të dashur besimtarë, Me fat festa e Bajramit! Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja! Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë”, shkroi Abdixhiku.

“Që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. Që lidhjet me familjen, miqtë e gjithë atdheun, të na drejtojnë si synim i ecjes sonë të përditshme. Me fat!”, shtoi ai.

Lajmet Abdixhiku ua uron Fitër Bajramin besimtarëve myslimanë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>